Gjendet pa shenja jete Dervishi i Teqesë së Baba Aliut

Dervishi i Teqesë së Baba Aliut në Alipostivan, Baba Hekuran Nikollari, ka ndërruar jetë papritur. Lajmi e trishtë e kanë konfirmuar burimet policore, teksa rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta dhe mësohet se ai nuk kishte shfaqur probleme shëndetësore.

Pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të zbardhë më shumë mbi shkaqet e vdekjes.

Trupi i pajetë i klerikut bektashi, do të transportohet drejt spitalit rajonal të Gjirokastrës për t’ju nënshtruar ekspertizës.

Drejt Përmetit janë nisur edhe përfaqësues të Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, për të mbikëqyrur nga afër të gjithë procesin.

Baba Hekuran Nikollari, shërbente prej vitesh në teqenë emblemë të bektashizmit në jug të vendit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top