Gjekmarkaj bën thirrje për protestën e 8 majit: Të reagojmë kundër regjimit të Ramës

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, zhvilloi një takim me demokratët e Mirditës, ku bëri thirrje për pjesëmarrje në protestën kombëtare të 8 majit.

Ai theksoi se, së bashku me strukturat e Partia Demokratike e Shqipërisë, po vijojnë përgatitjet në një frymë bashkimi dhe mobilizimi.

Gjekmarkaj u bëri thirrje mirditorëve dhe gjithë qytetarëve shqiptarë që t’i bashkohen protestës, duke e cilësuar situatën si një moment vendimtar për vendin.

Ai akuzoi qeverinë e Edi Rama për shpopullim dhe braktisje të vendit, duke kërkuar reagim të gjerë qytetar.

Sipas tij, protesta synon të jetë një kundërshtim i fortë ndaj qeverisjes aktuale.

Postimi i Gjekmarkaj:

Me Kryesinë e PD-së, në një frymë bashkimi dhe mobilizimi, po vijojmë përgatitjet dhe thirrjen drejtuar çdo mirditori për t’iu bashkuar protestës kombëtare të 8 Majit.

Mirdita dhe mbarë Shqipëria janë sot përballë një momenti vendimtar. Mirditorët dhe çdo shqiptar i ndershëm janë të ftuar në reagimin mbarëpopullor kundër regjimit të Edi Ramës, kundër shpopullimit dhe braktisjes që po i bëhet vendit tonë.

Njëkohësisht, në Mirditë përmbyllet me sukses procesi i ristrukturimit të strukturave, duke hapur një kapitull të ri angazhimi, me energji të reja, përfaqësim dinjitoz dhe një organizim më të fortë në çdo cep të territorit

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top