Gjashtë persona kanë vdekur dhe dy janë zhdukur pas shirave të rrëmbyeshëm në prefekturën qendrore të Japonisë Ishikawa që kanë shkaktuar përmbytje të lumenjve dhe rrëshqitje dheu në të gjithë rajonin Noto.
Policia lokale dhe departamentet e zjarrit thanë se 10 persona u shpëtuan pranë një tuneli në Wajima City. Dy u konfirmuan më vonë të vdekur. Në afërsi të tunelit po zhvillohej rindërtimi për shkak të dëmtimeve të ndodhura nga tërmeti i 1 janarit. Një rrëshqitje dheu goditi vendin të shtunën.Shumë lumenj kanë dalë nga shtrati, duke shkaktuar përmbytje në katin e parë të disa shtëpive.
Agjencia meteologjike e uli paralajmërimin e saj të urgjencës për shi të dendur për pjesë të Ishikawa në një paralajmërim të dielën në mëngjes. Por ende po u bën thirrje qytetarëve që të qëndrojnë vigjilent për përmbytjet dhe rrëshqitje të mundshme të dheut në prefekturë.