Gjashtë ndeshje pa tifozë pas sherrit me Fenerbahce, tërbohet me Federatën Trabzonspor: “Drejtësi mu*i”

Grusht i fortë ndaj Trabzonspor për atë që ndodhi më 17 marsin e kaluar, kur rreth njëqind tifozë pushtuan fushën në fund të ndeshjes, për të sulmuar lojtarët e Fenerbahce. Klubi është ndëshkuar me 6 javë me dyer të mbyllura dhe një gjobë prej rreth 87,000 euro. Është pezulluar me një ndeshje edhe ndihmëstrajneri Egemen Korkmaz. Ka shkuar më mirë për disa lojtarë të Fenerbahce të përfshirë në sherr. İrfan Can Eğribayat dhe Jayden Oosterëolde ja hodhën me një ndeshje secili. Asnjë sanksion për Michy Batshuayi dhe Bright Osayi-Samuel, të cilët ranë në kontakt me tifozët kundërshtarë. Trabzonspor nuk e mori mirë vendimin e Disiplinës dhe me sa duket do të apelojë: “Drejtësia juaj e mu*it! Ngrihuni nga vendet tuaja dhe jepni dorëheqjen” ishte postimi plot vrer në Twitter.

TWEET I TRABZONSPOR

Pas ngjarjeve fatkeqe, policia lokale arrestoi 12 persona. Tifozët e Trabzonspor pushtuan fushën ndërsa lojtarët e Fenerbahçes festonin fitoren e tyre 3-2. Disa lojtarë miq iu përgjigjën tifozëve të cilët i goditën me shqelma dhe grushta, me videon që u bë menjëherë virale. Mbrojtësi Bright Asayi-Samuel lëshoi një të djathtë që rrëzoi një tifoz në tokë, ndërsa sulmuesi belg Michy Batshuayi goditi një tjetër me një shkelm rrotullues.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top