Gjashtë gola, dramë e Abalora nuk mjafton te penalltitë: Vllaznia eliminon Elbasanin

Vllaznia ka arritur një kualifikim spektakolar në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë, duke mposhtur Elbasanin pas ekzekutimit të penalltive, në një ndeshje që dhuroi emocione deri në sekondat e fundit. Gjashtë gola në kohën e rregullt dhe përmbysje e kundërpërmbysje deri në minutat e fundit e bënë dramatike kalimin e të besuarve të Thomas Brdaric në gjysmëfinale të turneut.

Takimi i parë mes dy skuadrave ishte mbyllur në barazim pa gola, por sfida e kthimit në Shkodër solli një përplasje të jashtëzakonshme, me 6 gola të shënuar në 90 minuta, edhe pse për të përcaktuar fituesin u deshën 120 minuta dhe penalltitë. “Si trajner e kam menduar që deri në minutat e fundit do të ishte një ndeshje e vështirë – tha Brdaric -. Elbasani është ekip i fortë. Në kampionat janë paksa mbrapa për Final 4, por në Kupë do luanin fort për një vend në Europë. Kanë investuar shumë, kanë objektivat e tyre dhe tek Elbasani. Jam mjaft i lumtur për ekipin, tifozët, stafin, presidentin, të tregojmë që jemi të gjithë bashkë pasi kjo ndeshje ishte ulje-ngritje. Besojmë në rrugën tonë deri në fund, sot funksionoi”.

NJË 90 MINUTËSH DRAMATIK
Ndërsa mundësitë e rrezikshme ishin të pakta, rezultati ndryshoi vazhdimisht. Elbasani i bëri keq vetes me autogolin e Lilës, por përmbysi shkodranët me dygolëshin e Lajthisë. Vllaznia u kthye në lojë me Gurishtën e pastaj befasoi miqtë në minutën e 90’ me Krymin. Përballja dramatike kulmoi në minutën e 96’, kur Elbasani shënoi golin e barazimit 3-3, duke i çuar ekipet në kohën shtesë. “Sot na mungoi fati, asgjë tjetër – tha tekniku i Elbasanit Ivan Gvozdenovic -. Bravo djemtë. Unë nuk mund të kërkoj asgjë më shumë nga djemtë, shënuan 3 gola në Shkodër, të humbësh me penallti kjo është pak shans, vetëm bravo mund t’i them. Ky është futbolli, e uroj ekipin e Vllaznisë për fitoren dhe suksese në gjysmëfinale”.

SHTESAT E KUJDESSHME
Megjithatë, gjatë 30 minutave shtesë asnjë skuadër nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës, duke e çuar ndeshjen te gjuajtjet nga pika e bardhë, që për Brdaric puna nuk duhet të kishte shkuar deri aty. “Mendja ime sot ishte vetëm për ndeshjen e sotme. Nesër do ta mbyllim me këtë ndeshje, për momentin jemi të lumtur duke festuar. Mendoj që e merituam të kualifikoheshim në raundin tjetër. Normal që do të jemi përgatitur edhe për ndeshjen në fundjavë kundër Laçit. Mësuam nga ndeshja e fundit, sot ishte pak më mirë. Gjithmonë mund të bësh diçka më mire”.

PENALLTITË
Në serinë e penalltive, portieri Abalora ishte hero për Vllazninë, duke pritur dy gjuajtje të rëndësishme. Ndërkohë, për Elbasanin gabimet e Lilës, Kasës dhe Olberkis rezultuan fatale, duke bërë që shkodranët të festojnë kualifikimin mes katër skuadrave më të mira të Kupës së Shqipërisë.






Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top