Giuntoli konfirmoi teknikun Allegri, tifozët i dalin kundër: lind hashtagu #GiuntoliOut

Tifozët e Juventus kanë nisur një trend të ri në rrjetet sociale pas atij të famshmit #Allegriout. Në fakt, tani ka lindur edhe #Giuntoliout, menjëherë pasi drejtori sportiv i Juventus rinovoi besimin tek trajneri.

Juventus po planifikon të ardhmen dhe njeriu në qendër të rindërtimit është Cristiano Giuntoli. E konfirmuar kjo edhe nga John Elkann në letrat drejtuar aksionerëve të Exor, një fond që zotëron edhe bardhezinjtë. Elementi i parë në të cilën ish-drejtori sportiv i Napolit duhej të shprehej ishte drejtuesi teknik i radhës, dhe në prag të Cagliari-Juventus Giuntoli rinovoi besimin e tij te Massimiiano Allegri, duke hapur mundësinë që ai të qëndrojë ulur në pankinën e Juventus edhe sezonin e ardhshëm.


Shumica e tifozëve të Juventus nuk e pritën mirë këtë lajm. Allegri nuk gëzon shumë vlerësim mes një pjese të madhe të tifozëve bardhezinj dhe shumë do të kishin dashur të shihnin një fytyrë të re në drejtimin e skuadrës sezonin e ardhshëm. Konfirmimi i bërë nga drejtori sportiv shkaktoi zemërimin në rrjetet sociale të mbështetësve të Juventus, të cilët nisën hashtagun #GiuntoliOut në X.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top