Giuntoli drejtori i ri sportiv i Juventus: gazetari Di Marzio konfirmon zyrtarizimin

Gianluca Di Marzio konfirmon zyrtarizimin e Cristiano Giuntoli si drejtori i ri sportiv i Juventus. Napoli humbet kështu njeriun e saj të merkatos dhe mund të mos jetë i vetmi. Në fakt, edhe trajneri Luciano Spalletti është gjithashtu në dalje për shkak të një thyerje të raportit me De Laurentiis.

Giuntoli është padyshim një nga protagonistët e suksesit të madh të Napolit këtë sezon. Drejtori sportiv toskan ka arritur të përmirësojë vit pas viti një ekip të ndërtuar me një sy gjithmonë te buxheti. Ai arriti të sjellë në Napoli disa lojtarë që kanë rezultuar të jenë goditje të mëdha merkato si Khvicha Kvaratskhelia, Victor Osimhen, Kim Min-jae dhe Stanislav Lobotka. Puna e tij nuk ka kaluar pa u vënë re dhe Juventus kishte disa kohë që po e tentonte.

Dy njerëzit kyç të kampionatit të Napolit janë pranë lamtumirës. Gazetari italian Gianluca Di Marzio, shumë pranë çështjeve të merkatos, e konfirmoi për mikrofonat e Sky Sport: “Sa i përket teknikut Spalletti, që pas fitores së titullit kishim thënë vetëm të vërtetën, ose më mirë një marrëdhënie të trazuar me presidentin. Spalletti mund të mos qëndrojë. Ndërkohë, Giuntoli është konfirmuar se do të shkojë te Juventus si drejtor sportiv”.

Më pas për të ardhmen e Max Allegri ai tha: “Kur të çlirohet nga kontrata e De Laurentiis dhe Napolit, Giuntoli do të jetë drejtori sportiv. E Allegri do të jetë trajner, sepse u tha që Allegri do të ishte menaxher, zgjidhte, ai bënte ai. Drejtori sportiv ka treguar ndër vite se di të punojë gjithmonë shumë mirë me trajnerët. Ndaj supozoj se marrëdhënia mes të dyve, mund të ndërtohet pa problem”.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top