Giroud, ‘portieri’ që shpëtoi Milan në fund: “U futa në portë se jam më i gjati dhe i vogël më pëlqente”

Olivier Giroud me sa duket nuk është vetëm një golashënues i madh. Edhe në versionin portier, francezi bëri diferencën. Kundër Genoa, në fund, ai e pa veten mes shtyllave, për të mbrojtur golin e Pulisic. Një ndërhyrje brutale e Maignan e ndëshkoi portierin kuqezi me karton të kuq. E në këtë pikë, Pioli i kishte mbaruar zëvendësimet e një prej lojtarëve u fut në portë. Giroud zbuloi edhe arsyen përse piëkrisht ai u shndërrua në portier: “U futa në portë sepse kur isha i vogël më pëlqënte. E pastaj jam më trupmadhi. Këtë fanellë do ta vendos në kornizë” tha sulmuesi, që e tregoi gjithë lumturinë e tij në një foto në Instagram me Theo Henrnandez.

Kush do ta mendonte, se portieri i improvizuar i Milan do të shpëtonte rezultatin: “Bëra një pritje të madhe, por isha me fat te traversa. Luftuam si luanë e jam i lumtur për tifozët” – tha francezi, që në Marassi kundër Genoa zëvendësoi Maignan në mënyrë të denjë. “Pritja ime në fund vlejti gati emocionin e një goli. Nuk kam automatizmat e një portieri, por u hodha dhe shkoi mirë”.

 

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top