Të hënën u prezantua zyrtarisht itinerari i plotë i Giro d’Italia 2025. Gara “Corsa Rosa” do të zhvillohet nga 9 maji deri më 1 qershor, duke përfshirë 21 etapa. Pas shtyrjes së prezantimit që duhej të ndodhte në nëntor, u zbulua i gjithë itinerari i edicionit të 108-të, me një risi kryesore: nisjen nga Durrësi, në Shqipëri. Prezent ishte edhe kryeministri Edi Rama, që ka preferuar ta komentojë ngjarjen historike në rrjetin e tij social “Mirëmëngjesi dhe me këtë videokartolinë nga Roma, ku Shqipëria u prezantua si destinacioni i sivjetmë i nisjes së madhe të Giro d’Italia, që do të ndiqet nga 200 televizione të botës e afro 800 milionë shikues, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Remco Evenepoel nuk do të marrë pjesë për shkak të një dëmtimi të rëndë të fundit, ndërsa shumë yje do të jenë në start, të kryesuar nga Roglic. Ky edicion ka shumë sfida malore, megjithëse ka vetëm tre etapa me përfundim në ngjitje.
Giro d’Italia 2025 (9 maj–1 qershor) premton spektakël të ri emocionues për edicionin e tij të 108-të, me tri etapat e para që do të zhvillohen në Shqipëri, duke filluar nga Durrësi dhe më pas duke u zhvendosur në tokën italiane në Pulja, që nga etapa e katërt. Itinerari përfshin 3,413 kilometra në total, me një diferencë lartësie prej 52,500 metrash, duke kaluar përmes Bazilikatës, Kampanias dhe Abrucos, pastaj Markeve, Umbrias dhe Toskanës. Në javën e dytë, gara do të zhvendoset drejt Venetos, Friulit dhe kufirit me Slloveninë, duke arritur në Nova Gorica. Në javën e tretë, do të jenë malet e mëdha, përmes Lombardisë dhe Piemontes, para se gara të përfundojë në Romë.
— Giro d'Italia (@giroditalia) January 13, 2025
Datat e garës:
• Nga 9 maji 2025 deri më 1 qershor 2025
• Etapa: 21, të ndara në 3 javë
• Nisja: Durrës (Shqipëri)
• Mbërritja: Romë
• Gjatësia: 3,413 kilometra
• Diferenca e lartësisë: 52,500 metra
Itinerari me 21 etapat e Giro d’Italia 2025
Nisja e Madhe (Grande Partenza)
• E premte, 9 maj – Etapa 1: DURRËS – TIRANË – 164 km (1,800 m lartësi) – Vështirësi ***
• E shtunë, 10 maj – Etapa 2: TIRANË – TIRANË (kronometër) – 13.7 km (150 m lartësi) – Vështirësi ***
• E diel, 11 maj – Etapa 3: VLORË – VLORË – 160 km (2,800 m lartësi) – Vështirësi ***
Java e Parë
• E hënë, 12 maj – Pushim
• E martë, 13 maj – Etapa 4: ALBEROBELLO – LECCE – 187 km (800 m lartësi) – Vështirësi *
• E mërkurë, 14 maj – Etapa 5: CEGLIE MESSAPICA – MATERA – 145 km (1,250 m lartësi) – Vështirësi **
• E enjte, 15 maj – Etapa 6: POTENZA – NAPOLI – 211 km (1,600 m lartësi) – Vështirësi **
• E premte, 16 maj – Etapa 7: CASTEL DI SANGRO – TAGLIACOZZO – 166 km (3,400 m lartësi) – Vështirësi ****
• E shtunë, 17 maj – Etapa 8: GIULIANOVA – CASTELRAIMONDO – 193 km (3,700 m lartësi) – Vështirësi ***
• E diel, 18 maj – Etapa 9: GUBBIO – SIENA – 181 km (2,500 m lartësi) – Vështirësi ***
Java e Dytë
• E hënë, 19 maj – Pushim
• E martë, 20 maj – Etapa 10: LUCCA – PISA (kronometër) – 28.6 km (150 m lartësi) – Vështirësi ****
• E mërkurë, 21 maj – Etapa 11: VIAREGGIO – CASTELNOVO NE’ MONTI – 185 km (3,850 m lartësi) – Vështirësi ***
• E enjte, 22 maj – Etapa 12: MODENA – VIADANA – 181 km (1,750 m lartësi) – Vështirësi **
• E premte, 23 maj – Etapa 13: ROVIGO – VICENZA – 186 km (1,650 m lartësi) – Vështirësi **
• E shtunë, 24 maj – Etapa 14: TREVISO – NOVA GORICA – 186 km (1,100 m lartësi) – Vështirësi **
• E diel, 25 maj – Etapa 15: FIUME VENETO – ASIAGO – 210 km (3,900 m lartësi) – Vështirësi ****
Java e Tretë
• E hënë, 26 maj – Pushim
• E martë, 27 maj – Etapa 16: PIAZZOLA SUL BRENTA – SAN VALENTINO – 199 km (4,800 m lartësi) – Vështirësi *****
• E mërkurë, 28 maj – Etapa 17: SAN MICHELE ALL’ADIGE – BORMIO – 154 km (3,800 m lartësi) – Vështirësi ***
• E enjte, 29 maj – Etapa 18: MORBEGNO – CESANO MADERNO – 146 km (1,450 m lartësi) – Vështirësi **
• E premte, 30 maj – Etapa 19: BIELLA – CHAMPOLUC – 157 km (4,700 m lartësi) – Vështirësi *****
• E shtunë, 31 maj – Etapa 20: VERRÈS – SESTRIÈRE – 203 km (4,500 m lartësi) – Vështirësi *****
• E diel, 1 qershor – Etapa 21: ROMË – ROMË – 141 km (600 m lartësi) – Vështirësi *
Pjesëmarrësit: Yjet e garës kryesuar nga Roglic
Ndërsa Remco Evenepoel nuk do të jetë për shkak të dëmtimit, shumë kampionë të tjerë kanë konfirmuar pjesëmarrjen, duke përfshirë Roglic, Martinez, Hindley, Ayuso, Del Toro, Carapaz, Landa, Bardet, Gaudu, Simon Yates, Van Aert, Tiberi dhe Bilbao. Gjithashtu pritet të konfirmohen Pogacar dhe Vingegaard.