Giorgia Meloni mbërrin në Rinas/ Pritet të niset drejt kampeve të pritjes së emigrantëve

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka mbërritur në aeroportin e Rinasit. Fokusi i vizitës së Melonit do të jetë kampi i refugjatëve në Shëngjin dhe Gjadër, ku pritet të strehohen qindra emigrantë, sipas marrëveshjes së nënshkruar mes Shqipërisë dhe Italisë.

Forca të shumta policie janë vendosur në disa pika të Lezhës për të garantuar sigurinë dhe lëvizshmërinë e delegacionit të kryeministres italiane Giorgia Meloni drejt qendrës së pritjes në Shëngjin. Gjithashtu edhe në rrugën Milot në drejtim të Gjadrit ka prani të shumtë të makinave të policisë.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top