Gimenez e Pulisic përmbysin Bolonjën: Milan bën provat për finalen e Kupës së Italisë

Milan mposhti 3-1 Bolognën në ndeshjen hapëse të javës së 36-të në Serie A dhe regjistroi fitoren e tretë radhazi në kampionat, duke fituar kështu edhe “antipastën” e finales së Kupës së Italisë që do të luhet të mërkurën në Olimpico. Futja në fushë e Gimenez ndryshoi fytyrën e Milan, që përmbysi një ndeshje që po e humbiste për shkak të golit të Orsolini. Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë: fillimisht Bologna kaloi në avantazh me numrin 7, më pas Gimenez barazoi, Pulisic i dha epërsinë kuqezinjve dhe në fund meksikani vulosi gjithçka me një tjetër gol.

Pjesa e parë, e mbyllur pa gola, tregoi një histori krejt tjetër. Vendasit – të detyruar të largonin Tomori para kohe pas një kontakti me Dominguezin që i shkaktoi marramendje – patën tre raste në tre minuta me Pulisic, Joao Felix dhe Jovic, por pa sukses. Në anën tjetër, Dominguez provoi në çdo mënyrë të kalonte mbrojtjen dhe Maignan, por edhe ai pa rezultat. Në fund u rrezikua nga Orsolini, por rastin më të mirë – një “penallti në lëvizje” – e dërgoi në tribunë.

 

Pas një pjesë të parë pa shumë emocione, gjithçka ndryshoi në pjesën e dytë: Orsolini zhbllokoi takimin me një goditje të bukur me të majtën në minutën e 49’, por më pas skenën e mori zëvendësuesi Gimenez që barazoi në të 73’ dhe përmbysi gjithçka me një dygolësh personale, pas golit të Pulisic në të 79’. Djemtë e Conceiçãos ngjiten në -2 nga Fiorentina e Italianos, që ndalet befas në garën për një vend në Champions.

 

 

 

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top