Gigi Hadid flet për raportin me Zayn Malik pas ndarjes

Gigi Hadid dhe Zayn Malik janë plotësisht të fokusuar në rritjen e vajzës së tyre.

Modelja, në një intervistë për Vogue ofroi komente të rralla në lidhje me përvojën e saj të bashkëprindërimit me artistin, duke thënë se ata të dy e mbështesin njëri-tjetrit kur bëhet fjalë për t’u kujdesur për vajzën e tyre Khai, 4 vjeç.

“Zayn dhe unë i bëjmë programet tona muaj më parë,” tha Hadid për gazetën. “Kjo nuk do të thotë se nuk ndryshon aty-këtu, por ne ndihmojmë dhe mbështesim njëri-tjetrin”.

Hadid dhe ish anëtari i One Direction mirëpritën vajzën e tyre Khai në shtator 2020. Supermodelja fillimisht konfirmoi se ishte në pritje të një fëmije gjatë një interviste të prillit 2020 me Jimmy Fallon.

Edhe pse Gigi dhe Zayn u ndanë në tetor 2021 pas një grindjeje të dyshuar me nënën e Hadid, Yolanda, ish-çifti kanë rënë dakord natyrshëm në rolet e tyre si prindër. Hadid i tha Vogue se ajo dhe këngëtari “It’s You” kanë hyrë në një fazë në marrëdhënien e tyre të mbushur me “dashuri dhe një ndjenjë shoqërie”, duke shtuar se tani ata po pranojnë të mirat dhe të këqijat që vijnë me bashkëprindërimin në syrin e publiut,.

“Është pjesa e vështirë e botës që di kaq shumë dhe mendon se di gjithçka”, u shpreh modelja. “Dhe në fund të ditës, ne nuk jemi të interesuar t’u japim të gjithëve historinë tonë. Ajo që na intereson është të rrisim vajzën tonë së bashku, me kaq shumë respekt për njëri-tjetrin. Jo vetëm si bashkëprindër, por dhe për atë që kemi kaluar së bashku.”

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top