Jude Bellingham iu desh shumë pak kohë për të fituar Real Madrid dhe për t’u bërë lojtari më i mirë në La Liga. Anglezi është një goleador autentik dhe po udhëheq merengues këtë sezon. Por lojërat e tij nuk janë të vetmet që vjedhin shfaqjen e të gjithëve. Mesfushori tani është në kontradiktë me La Liga e një rregull absurd që ai vazhdon të mos e respektojë.
VRIMAT NË GETA…
Më të vëmendshmit do ta kenë vënë re se si disa lojtarë e kanë zakon të bëjnë vrima në geta. Arsyeja, thuhet, është përmirësimi i qarkullimit në pulpa dhe shmangia e krijimit të ngërçeve që mund të ndikojnë në gjendjen fizike dhe atletike. Në fakt, shumë futbollistë ankohen se getat janë shumë të ngushta dhe të shtrënguara që nuk lejojnë qarkullim të mirë të gjakut. Në mesin e këtyre lojtarëve është edhe Bellingham i cili zakonisht krijon këto vrima, që në fakt janë të ndaluara nga La Liga.
LA LIGA: “JO VRIMAVE NË GETA”
Çfarë qendron pas ndalimit të vendosur nga La Liga ndaj vrimave në getas nuk dihet aktualisht, por është një rregull që ekziston ende. Pavarësisht kësaj, sidoqoftë, Bellingham nuk është sanksionuar kurrë deri më sot.