Gërvalla-ndërkombëtarëve: Ndaloni përshkallëzimin e rrezikshëm të Vuçiç, përpara se ai të shkaktojë luftë

Ministrja e Punëve të Jashtme në Kosovë, Donika Gërvalla ka vijuar me reagimet lidhur me situatën në pikat kufitare me Serbinë. Me anë të një postimi në platformën ‘X’, Gërvalla ka ftuar Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të reagojnë për ndaluar përshkallëzimin e rrezikshëm.

Ajo thotë se policia e presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, po mbështet këtë përshkallëzim racist, duke parë dhe mos vepruar. Gërvalla thotë se Kosova do ta mbajë këtë pikë kufitare të mbyllur derisa të sigurohet lëvizja e lirë dhe shqiptarët të jenë të mbrojtur nga skenat e rënda të kriminelëve serbë të maskuar që ndjekin dhe kërcënojnë.

“Në pikën kufitare midis Kosovës dhe Serbisë në Bërnjak, grupe serbësh të maskuar po ndalojnë makinat me targa gjermane dhe nuk lejojnë kalimin e shqiptarëve. Policia e Vuçiç po mbështet këtë përshkallëzim racist, duke parë dhe mos vepruar.

Vuçiç vazhdon të tradhtojë Gjermaninë dhe Bashkimin Evropian, duke folur për integrimin evropian ndërkohë që përshkallëzon situatën. Shpresojmë që Gjermania do të kërkojë kalim të lirë, pavarësisht çështjes së litiumit.

Ne i bëjmë thirrje Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të veprojnë me vendosmëri për të ndaluar përshkallëzimin e rrezikshëm të Vuçiç, përpara se ai të shkaktojë luftë”, shkruan Gërvalla.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top