“Gërdeci”/ Thirren si dëshmitar Shkëlzen Berisha dhe ish-ministri Bumçi

Në seancën e sotme, bashkë me Shkëlzen Berishën, trupi gjykues vendosi të thërrasë si dëshmitar edhe ish-ministrin Aldo Bumci.

Por seanca u shty për shkak të mungesës në proces të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Mësohet se shkak për mungesën e tij në gjyq, ishte seanca plenare në Kuvend, ku u miratua buxheti 2024.

Mediu iu drejtua përmes një shkresë Gjykatës së Posacme, ku e informonte mbi seancën e sotme plenare ku duhej të ishte i pranishëm. Seanca e radhës u caktua nga trupi gjykues më 14 dhjetor ora 09:00, krahas Shkëlzën Berishës e Aldo Bumcit, gjykata ka kërkuar edhe 5 dëshmitarë të tjerë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top