Në seancë gjyqësore që po zhvillohet në GJKKO janë thirrur edhe 5 ekspertë që do t’i përgjigjen pyetjeve të avokatë mbrojtës të ish-ministrit lidhur me aktekspertimin ekonomiko financiar.
Në sallën e gjyqit edhe Mediu iu ka drejtuar pyetje ekspertëve të sipërpërmendur.
“Në vlerësim të aktit të ekspertimit kam disa pyetje. A mund të na thoni se cilat janë përgjegjësitë ekonomiko financiare të ministrit? Cili është dëmi ekonomik nga urdhrat e Ministrit? Dua të di çfarë dëmi ekonomik ka bërë ministri sipas ekspertëve?”, kanë qenë pyetjet e Mediut për ekspertët.
Pas kësaj pyetjeje ka ndërhyrë prokurori Klodian Braho: Kjo pyetje duhet të jetë me specifike, që edhe ekspertët mos konfuzohen.
“E kemi të vështirë të përgjigjemi për një material që ka më shumë se 500 faqe. Ne duam të na jepet mundësia të kemi kohë për të dhënë përgjigje”, janë shprehur ekspertët.
Pesë ekspertët e thirrur janë Bexhet Zeqiri që është financier kontabël, aktualisht auditues pranë KLSH, Ymer Stafa-ekonomist, Rasim Metallari- financier, punonjës në Universitetin e Mjekësisë, auditues i brendshëm, Latif Çela- financier i lartë, auditues më Ministrinë e Financave si edhe Mond Hoxha- punonjës në sektor privat.