Gerard Pique, i zemëruar me Shakira-n

Pas ndarjes së tyre në vitin 2022, Shakira dhe Gerard Pique më në fund do të jetojnë në vende të ndryshme, pasi këngëtarja po zhvendoset në Miami.

Ndonëse fillimisht qëndroi në Barcelonë për shkak të problemeve shëndetësore të të atit, Shakira tashmë do të largohet për në SHBA dhe do të marrë me vete edhe fëmijët e tyre, Milanin dhe Sashën. Sipas podcast-it të Mamarazzi-ve të Laura Fa dhe Lorena Vazquez, avokatja e Shakira-s, Pilar Mane, informoi avokatin e Pique, Ramon Tamborero të premten se ajo po largohet përgjithmonë nga Spanja.

Duke cituar burime pranë Piques, Mamarazzi pohon se ish-lojtari i Barcelonës është i mërzitur nga kjo situatë. “Ai është shumë i zemëruar sepse iu dha shumë pak njoftim”, raporton podcast. “Futbollisti nuk është dakord me planin që fëmijët të largohen tani dhe të mos mbarojnë vitin aktual shkollor në Barcelonë”, shtuan gazetarët. Sipas Lorena dhe Laura], lëvizja do të bëhet gjatë javës së Pashkëve, që do të thotë se Milan dhe Sasha do të fillojnë mësimet në shkollën e tyre të re në Miami më 11 prill.

Fakti që Shakira dhe fëmijët e saj po nisen për në Miami gjatë javës së Pashkëve nuk është rastësi dhe për këtë ka dy arsye. Një arsye është se artistjs ka kujdestarinë e fëmijëve gjatë kësaj jave, ndërsa arsyeja tjetër është se 11 prilli është data kur fëmijët në Shtetet e Bashkuara kthehen në shkollë pas pushimeve pranverore.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top