Georgina Rodriguez zbulon dhuratën e Cristiano Ronaldos

Georgina Rodriguez aktualisht është duke promovuar sezonin e dytë të serialit të saj , ‘Unë jam Georgina’, që do të ketë premierë këtë të premte, më 24 mars, në Netflix.

Duke diskutuar për sezonin e ri të serialit të saj të suksesshëm, Georgina theksoi se kishte më shumë kohë për të filmuar gjëra që nuk arriti t’i
përfshijë në pjesën e parë. “Shikuesit do të ndihen shumë të identifikuar dhe do ta pëlqejnë atë,” shtoi ajo. “Këtë sezon kam udhëtuar shumë më tepër se ai i mëparshmi, sepse i pari është regjistruar në një kohë shumë të shkurtër dhe këtë sezon kemi pasur një pushim. Në fund regjistrimet kanë zgjatur shumë më tepër dhe falë kësaj kam mundur përfshin shumë gjëra të tjera”.

Georgina më tej ka zbuluar dhuratën speciale që ka marrë nga Ronaldo këtë sezon. “Këtë vit ai më dhuroi kohën e tij, sepse ditëlindja ime përkon gjithmonë me një lojë dhe kaloj shumë pak ditëlindje me të”, theksoi modelja. “U ndjeva shumë e lumtur sepse munda ta ndaja ditëlindjen time me të, me fëmijët e mi, me familjen time dhe me miqtë e mi”.

Ajo foli edhe për ditën kur ai u takua me Ronaldon në dyqanin Gucci ku ajo punonte në qendër të Madridit. “Kur e pashë, ishte aq i pashëm, saqë më vinte turp ta shikoja. “Unë nuk fola me të, jam marrë me klientin e një kolegu që ka qenë me pushime. Duhej të ikja në pesë pasdite, por kolegu im më tha që një klient nga Galicia do të shkonte për të parë palltot dhe i thashë të mos shqetësohej, se do ta ndihmoja. Tre orë më vonë munda të shkoja në shtëpi dhe në momentin që ai hyri po largohesha. Ai më tha mirëdita dhe ndjeva flutura në bark”.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top