Georgina Rodriguez flet për humbjen e djalit: Momenti më i keq i jetës sime

Georgina Rodríguez ka folur së fundmi për humbjen e djalit të saj dhe të Cristiano Ronaldos.

Në trailerin e së mërkurës për sezonin 2 të filmit dokumentar të modeles, “I Am Georgina”, ajo reflektoi për “momentin më të mirë dhe më të keq të jetës saj në një çast” vitin e kaluar, pasi lindi binjakë dhe vetëm një mbijetoi. “Prioriteti im tani janë familja ime dhe fëmijët e mi”, tha Rodríguez. “Jam shumë e lumtur dhe shumë mirënjohëse. Pavarësisht se jeta është “e vështirë”, 29-vjeçarja e di që duhet të vazhdojë. “Jeta vazhdon,” shtoi ajo. “Kam arsye për të ecur përpara dhe për të qenë e fortë.”

Georgina dhe Ronaldo zbuluan në prill 2022 se ata mirëpritën një vajzë të quajtur Bella por ata po shkonin në shtëpi pa vëllain e saj binjak.“Me pikëllimin tonë më të thellë duhet të njoftojmë se djali ynë ka ndërruar jetë. Është dhimbja më e madhe që mund të ndiejë çdo prind”, shkruante çifti në Instagram në atë kohë. “Vetëm lindja e vajzës sonë na jep forcën për ta jetuar këtë moment me pak shpresë dhe lumturi,” vazhdoi deklarata.Dyshja përfundoi me një shënim për djalin e tyre të ndjerë, duke shkruar: “Djali ynë, ti je engjëlli ynë. Ne do të të duam gjithmonë.”Ronaldo është gjithashtu baba i katër fëmijëve të tjerë, njërin prej të cilëve e mirëpriti me Rodríguez. Modelja solli në jetë Alanën, tashmë 5 vjeç, në nëntor 2017.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top