George Clooney: Nuk dua më të puth aktore në skenë

George Clooney ka deklaruar se nuk është më i interesuar të realizojë skena puthjeje me aktore femra , një vendim që lidhet drejtpërdrejt me moshën dhe bisedat me bashkëshorten e tij, Amal Clooney.

Aktori 64-vjeçar e zbuloi këtë në një intervistë për Daily Mail, të publikuar të premten, duke thënë se ka vendosur të ndjekë shembullin e legjendës së Hollivudit Paul Newman.

“Jam përpjekur të ndjek rrugën e Paul Newman-it – ‘Në rregull, nuk do të puth më vajza në filma’,” tha Clooney.

Ai tregoi se vendimi erdhi pas një bisede që pati me Amal-in kur mbushi 60 vjeç. “I thashë: ‘Shiko, ende luaj basketboll me djemtë, edhe me 25-vjeçarë. Jam në formë, por pas 25 vitesh do të jem 85 vjeç. Nuk ka rëndësi sa ushqime të shëndetshme ha – ky është realiteti’,” u shpreh aktori.

Gjatë karrierës së tij, Clooney ka qenë protagonist në disa filma romantikë të suksesshëm, përfshirë:Ticket to Paradise (2022) me Julia Roberts, Intolerable Cruelty (2003) me Catherine Zeta-Jones, One Fine Day (1996) me Michelle Pfeiffer

Në një intervistë për The New York Times në vitin 2022, Clooney kujtoi me humor se një regjisor e kishte kritikuar për mënyrën se si realizonte një skenë puthjeje në fillimet e karrierës.

“Regjisori më tha: ‘Jo kështu’. Dhe unë iu përgjigja: ‘Shok, kjo është mënyra ime – kështu puth në jetën reale!’” tregoi ai.

Duke folur për filmin Ticket to Paradise, Clooney zbuloi se skena e vetme e puthjes me Julia Roberts kërkoi shumë tentativa. “I thashë gruas sime se na u deshën 80 dublime,” tha ai me shaka. “Ajo u habit shumë.”

Roberts shtoi se 79 dublime ishin duke qeshur, ndërsa vetëm një ishte puthja e vërtetë. “Duhej ta bënim siç duhet,” komentoi Clooney.

Në një intervistë për CBS News në nëntor, Clooney foli edhe për sekretin e martesës së tij të qëndrueshme me Amal-in, 47 vjeçe.

“Kur je i ri, do gjithmonë të kesh të drejtë. Sot, nëse Amal do ta lyejë murin me të kuqe, nuk më intereson,” tha ai, duke shtuar se çifti nuk ka pasur kurrë një debat serioz.

George dhe Amal Clooney u njohën në vitin 2013, u fejuan në prill 2014 dhe u martuan në shtator të po atij viti. Ata janë prindër të binjakëve Alexander dhe Ella, 8 vjeç.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top