George Clooney: E ‘urreja’ Brad Pitt-in, më mori rolin e jetës!

George Clooney ka zbuluar se ende “i dhemb” fakti që humbi rolin e tij në filmin kult “Thelma & Louise”, një rol që më pas e ktheu Brad Pitt-in në yll ndërkombëtar.

“Ishte audicioni final për rolin në ‘Thelma & Louise’. Dhe në fund e mori Brad,” tha aktori 64-vjeçar në një intervistë për The Times UK. Bëhet fjalë për rolin e J.D., djaloshin simpatik, me të cilin Thelma (Geena Davis) përfshihet ndërsa martesa e saj po shpërbëhet.

Roli i Pitt-it në vitin 1991 u bë pikënisja e karrierës së tij në Hollywood, ndërsa Clooney do të fitonte famë disa vite më pas me serialin “ER”. Clooney pranoi se për shumë kohë nuk e shikoi filmin vetëm sepse ishte i zhgënjyer.

“Nuk e kam parë ‘Thelma & Louise’ për vite të tëra, sepse më mërziste. Ai rol i hapi Brad-it dyert e kinemasë. Ai deri atëherë bënte sitcom-e dhe gjëra të vogla. Ndërsa ajo mund të kishte qenë mundësia ime e artë,” tha aktori me humor.

Edhe sot, Pitt vazhdon ta ngacmojë për këtë.

“Oh, sigurisht që më ngacmon. Por kur e pashë filmin, mendova: ‘Duhej të ishte ai. S’kishte si të ishte ndryshe,’” shtoi aktori.

Geena Davis, në një intervistë të mëparshme për The Graham Norton Show, tregoi se si Pitt u dallua mes katër kandidatëve të fundit.

“Të gjithë ishin të pashëm dhe me talent, por erdhi i katërti – Brad Pitt – dhe ishte aq karizmatik sa nuk mbaja mend rreshtat e mi,” tha aktorja 69-vjeçare.

Ajo shtoi se mes konkurrentëve ishin Grant Show, Mark Ruffalo dhe George Clooney. “I thashë producentëve se më pëlqeu ‘ai biondi’. Kështu që roli shkoi për Brad-in.”

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top