Cila do të jetë e ardhmja e Kenan Yildiz? Sulmuesi i ri turk është një nga gjërat më pozitive të sezonit të Juventus dhe, në këtë drejtim, tifozët po bëjnë presion për ta parë atë si protagonist gjithnjë e më shumë me fanellën bardhezi. Sipas asaj që u zbulua nga Gazzetta dello Sport, megjithatë, e ardhmja e menjëhershme e 19 vjeçarit mund të varet nga vendimi i klubit për teknikun Max Allegri.
NËSE ALLEGRI QENDRON, YILDIZ HUAZOHET
Sipas asaj që raportohet nga Gazzetta dello Sport, lojtari konsiderohet i pashitshëm nga Juventus, por, në këtë kuptim, hipoteza e huazimit mund të vihet në zbatim. Ky është një skenar që mund të materializohet në rast se Allegri mbetet në pankinë. Sipas teknikut, Yildiz është ende i papjekur e me të do të veprohet si me Soulé, i dërguar në huazim te Frosinone për ta lejuar atë të fitonte përvojë dhe të luajë si titullar në Serie A.
NUMRAT E YILDIZ NË SEZON
Yildiz, i cili ka bërë 28 paraqitje dhe 3 gola në ekipin e parë gjatë sezonit mes kampionatit dhe Kupës së Italisë, ka përjetuar momentin e tij më të mirë, përsa i përket performancës, mes fundit të vitit 2023 dhe fillimit të vitit 2024. Turku kaloi edhe Chiesa e Milik në hierarkitë e ofensivës së Juventus, por më pas pësoi një rënie të pashmangshme (në dritën e moshës së re dhe sezonit kompleks të ekipit) duke zbritur përsëri në prioritetet e teknikut Allegri. Një faktor që sipas trajnerit përkon me nevojën për të fituar përvojë diku tjetër dhe për të fituar një mentalitet më të ndërgjegjshëm. Kështu, në këtë drejtim mbetet vetëm të priten zhvillime të mëtejshme.