Gazzetta dello Sport çon Brojën te Inter, Ausilio e përgënjeshtron nga Tirana: “Jo më vjen keq, nuk është e vërtetë”

“Jo më vjen keq, por nuk është e vërtetë, sepse ne jemi të kënaqur me sulmuesit që kemi. E njoh Brojën dhe e di që po rikuperon nga një dëmtim i rëndë e që ka bërë edhe një gol. Shpresoj për ju të jetë i rëndësishëm për kombëtaren, duke filluar nga e enjtja. Por te Inter nuk ka asnjë mundësi”. I prerë, i qartë e pa asnjë dyshim Piero Ausilio, drejtori sportiv i Inter, i ftuari special në shpërndarjen e diplomave për pjesëmarrësit në kursin e drejtorit sportiv në FSHF. Kështu, për Brojën dyert e zikaltërve janë mbyllur, edhe pse shkodrani tani po mundohet të bëhet protagonist te Chelsea me mbështetjen e dhënë nga Pochettino.

Ausilio pastaj ka folur edhe për Kristjan Asllanin, duke hedhur poshtë çdo mundësi huazimi në janar të mesfushorit të kombëtares. Asllani në fakt nuk ka patur shumë minuta, por drejtori sportiv i Inter ka zbuluar se edhe shitja e Brozovic është bërë për ti dhënë më shumë hapësirë shqiptarit: “Asllani u mor sepse ne konsiderojmë, edhe pse shumë i ri me pak eksperiencë sepse erdhi te Inter me vetëm 6 muaj si protagonist, që është një i ri që ka kualitetin) për të qenë i rëndësishëm për Inter, Si gjithë të rinjtë ka nevojë për kohë. Ne besojmë te ai, trajneri gjithashtu. Në merkaton e fundit, daljen e Brozovic e bëmë për ti krijuar më shumë hapësirë atij. Në atë pozicion kemi atë e Calhanoglu. Ai po bën minuta, eksperienca me kombëtaren do ta bëjë më të fortë. Besojmë shumë te ai” e mbylli Ausilio.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top