Gazment Bardhi mbledh Këshillin Kombëtar, ndërsa pritet rikthimi i Bashës në PD e vulës

Pas kërkesës së 7 deputetëve të PD-së dhe në emër të anëtarëve të Këshillit Kombëtar ndaj Sekretarit të Përgjithshëm, ka reaguar Gazment Bardhi.

Bardhi ka konfirmuar në media se ka pranuar një kërkesë dhe një relacion të detajuar mbi situatën dhe vlerësimin e Këshillit Kombëtar.

Në bazë të këtij relacioni, Bardhi ka vendosur të thërras mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

“Po kam marrë një relacion të detajuar dhe kërkesë mbi situatën dhe vlerësimin e Këshillit Kombëtar dhe pasi i kam shqyrtuar, kam ushtruar menjëherë kompetencat që më njeh Statuti i Partisë. Kam vendosur të thërras mbledhjen e Këshillit Kombëtar” ka thënë Bardhi për mediat.

Lulzim Basha pritet të rizgjidhet kryetar i PD në 29 Korrik, sipas një procesi që ka ngritur shumë pikëpyetje dhe është kundërshtuar nga një pjesë e mirë e kryesisë dhe deputetëve të PD-së së vulës.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top