Gazetarja italiane në listën e të kërkuarve, Roma thërret ambasadorin rus

Ministri i jashtëm italian Antonio Tajani thirri sot ambasadorin rus në Romë për t’i shprehur kundërshtimet ndaj vendosjes së gazetares italiane Stefania Battistini në ‘listën e kriminelëve të kërkuar nga Rusia’.

Gazetarja e rrjetit shtetëror RAI, bashkë me një koleg amerikan të CNN akuzohen për kalim ilegal të kufirit nga Ukraina muajin që shkoi.

Battistini dhe tre gazetarë të tjerë akuzohet se kanë kaluar kufirin të shoqëruar nga ushtarë të Ukrainës, për të raportuar lajme nga qyteti goditur nga luftimet Sudzha në rajonin rus Kursk, gjatë një ofensive të ndërmarrë nga Ukraina.

Asokohe ky ishte raportimi i parë nga mediat e huaja në vendngjarje.

“Kam thirrur ambasadorin e Rusisë për të shprehur habinë tonë mbi vendimin e çuditshëm të Moskës për të përfshirë Battistini në listën e të kërkuarve, të publikuar nga ministria ruse e mbrojtjes”, tha Tajani në një deklaratë në rrjetin X.

Zhvillimi erdhi pas transmetimit të raportimit nga rrjeti RAI, kur agjencia ruse e sigurisë FSB hapi hetimin kriminal ndaj Battistini, italianit tjetër Simone Traini, dhe amerikanit Nick Paton Walsh të rrjetit CNN.

Incidenti diplomatik i shtohet tensioneve të fundit mes Italisë e Rusisë që prej nisjes së konfliktit në Ukrainë, ku Itali ka shprehur mbështetje të plotë për Ukrainën, në rindërtimin e infrastrukturës dhe me armatime.

Megjithëse shumë kompani italiane vijojnë të punojnë në Rusi, aktivitetet e tyre janë goditur rëndë nga sanksionet ndërkombëtare, që mbështeten nga qeveria e Meloni.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top