Gazetarja Eni Vasili zgjidhet drejtoreshë e përgjithshme e RTSH

Gazetarja Eni Vasili është zgjedhur drejtoreshë e përgjithshme e Radiotelevizionit Shqiptar (RTSH), duke marrë zyrtarisht drejtimin e medias publike. Vendimi është marrë nga Këshilli Drejtues i RTSH-së, pas një procesi aplikimi dhe përzgjedhjeje mes disa kandidatëve.

Me një karrierë të gjatë në gazetari dhe si moderatore e emisioneve politike, Vasili merr në dorë një institucion që prej vitesh ndodhet nën kritika për mungesë të pavarësisë editoriale, shoqëruar me një sërë skandalesh.

Në raundin e parë për zgjedhjen e drejtorit të Përgjithshëm të RTSH, asnjë prej 5 kandidatëve nuk arriti të marrë 7 vota ose 3/5 e votave për t’u zgjedhur Drejtor i Përgjithshëm i RTSH. Vasili është zgjedhur në raundin e dytë ku u hodhën në votim 3 emrat më të votuar, Eni Vasili, Xhoi Jakaj dhe Engjëll Musai.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top