Gazetarja britanike “gozhdon” kryeministrin: Protestuesit dalin çdo mbrëmje për 60 ditë

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë të dhënë për britaniken Channel4, ka folur mes të tjerash edhe në lidhje me protestat që po vijojnë prej dy muajsh tashmë në Tiranë.

Gazetarja Lindsey Hilsum e ka “gozhduar” kreun e qeverisë, teksa e pyet se si ndjehet në një kohë që për 60 ditë me radhë qytetarët protestojnë për dorëheqjen e tij dhe largimin e qeverisë.

Pyetje: Protestuesit kanë dalë çdo mbrëmje për gati 60 ditë. Si ndiheni që për natë pas nate keni protestues përpara zyrës suaj?

Edi Rama: Është diçka e mrekullueshme për vendin dhe për shoqërinë, sepse në të njëjtin bulevard – jo shumë kohë më parë, rreth 15 vite më parë – njerëzit vriteshin me plumba të vërtetë ndërsa protestonin në mënyrë paqësore. Kam reflektuar gjatë mbi këtë protestë dhe kam kuptuar se për njerëzit – dhe me të drejtë – nuk bëhet fjalë thjesht për faktet; janë pritshmëritë më të larta ato që i nxjerrin njerëzit në rrugë. Kjo është e mrekullueshme – prandaj thashë se është fantastike – dhe unë i kuptoj ata.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top