Gazetari kryesor anglez: Liverpool dërgon ofertë të çmendur për Isak, ja vendimi i Newcastle

Klubi i Liverpool-it ka dërguar një ofertë të majme rreth 120 milionë funta për shërbimet e yllit suedez Alexander Isak, ka njoftuar sot gazetari elitar i sportit në Angli, David Ornstein.

Ornstein njoftoi sot se Liverpool i kishte treguar rivalit të Premier League se është i gatshëm të bëjë një ofertë rreth 120 milionë funta për sulmuesin Isak, mirëpo Newcastle e ka refuzuar.

Sipas gazetarit anglez, Newcastle dëshiron që Isak të qëndrojë e madje i ka ofruar edhe kontratë të re, por suedezi e do kalimin te Liverpool.

Mendohet se një transfer i mundshëm i Alexander Isak këtë verë do të përbëjë transferin më të shtrenjtë në histori të Premier League, ndërsa Liverpool vazhdon të shpenzojë qindra miliona në këtë afat kalimtar.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top