Gazetari i përmend moshën, shikoni reagimin e Jennifer Lopez

Një gazetarë i komentoi së fundmi Jennifer Lopez-it për kalimin e kohës dhe moshën e saj gjatë një interviste për filmin e saj më të fundit, Unstoppable. Ylli 55-vjeçar latin po intervistohej nga Clayton Davis i Variety të dielën, më 15 dhjetor, kur ai përmendi se sa kohë ka kaluar nga “Selena”, për të cilën ajo ishte nominuar për Golden Globe.

“Nuk mund ta besoj se kanë kaluar 30 vjet që nga ‘Selena’”, tha ai në një video të publikuar nga TMZ, duke iu referuar rolit të saj në filmin biografik të këngëtares së famshme, Selena Quintanilla-Pérez në vitin 1997. “Nuk mund ta besoj se pas 30 vitesh ne do të shikojmë prapa për këtë, dhe ju do të jeni 60 vjeç deri atëherë, që është…” tha ajo, ndërsa Lopez thjesht u përgjigj: “Uau”.

Më pas Davis bëri shaka për moshën e këngëtares, duke thënë se dukej në moshë’ dhe duke shkaktuar reagime dhe të qeshura nga publiku. Lopez tundi ngadalë kokën, duke u përgjigjur me një ton të qetë: “Po afrohem”, ndërsa dikush nga audienca u dëgjua duke pyetur: “A e tha ajo këtë?” Komentit më pas aktorja i është përgjigjur, ndërsa gazetari ka sqaruar se bëhet fjalë për një “shaka”. Ylli nuk u duk e ofenduar pasi iu drejtua audiencës dhe tha se donte t’i falënderonte ata që ishin me të për “një kohë të gjatë”.

Lopez dhe Davis e njohin njëri-tjetrin, pasi ai më parë e intervistoi atë për podcastin e Variety’s Awards Circuit muajin e kaluar.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top