Gazetari i së përditshmes gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), Michael Martens, ka paralajmëruar një zhvillim të ri politik përmes një postimi në rrjetin social “X”.
Sipas tij, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pritet të dalin me një iniciativë të përbashkët në lidhje me procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.
Coming up: A joint initiative by Albania’s Prime Minister Edi Rama and Serbian President Aleksandar Vučić on EU enlargement. The move is likely to stir quite some attention, even though many will disagree. More soon in Frankfurter Allgemeine Zeitung/FAZ.
— Michael Martens (@Andric1961) February 27, 2026
Martens thekson se kjo nismë pritet të ngjallë interes dhe debat të gjerë, ndonëse jo të gjithë do ta mbështesin.
Ai bën me dije se detaje të plota mbi këtë iniciativë do të publikohen së shpejti në Frankfurter Allgemeine Zeitung.
“Në vijim: Një iniciativë e përbashkët e Kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe Presidentit serb Aleksandar Vučić mbi zgjerimin e Bashkimit Evropian. Ky hap pritet të tërheqë shumë vëmendje, edhe pse shumë do të jenë kundër. Më shumë së shpejti në Frankfurter Allgemeine Zeitung/FAZ.
Dalje nga stanjacioni? Në një shkrim të përbashkët për Frankfurter Allgemeine Zeitung, Edi Rama dhe Aleksandar Vučić nuk kërkojnë domosdoshmërisht anëtarësimin në BE, por mbështesin pranimin e vendeve të tyre në tregun e përbashkët evropian dhe Zonën Schengen:
Kjo ide nuk ka origjinën tek Vučić dhe Rama, por ata janë politikanët e parë me influencë që e përqafojnë publikisht dhe qartë si të tyre. Edhe pse Shqipëria dhe Serbia nuk janë vendet më të përshtatshme për ta zbatuar këtë qasje tani, një debat mbi të mund të jetë gjithsesi i dobishëm.
Parakushti, natyrisht, do të ishte që oferta të merret seriozisht nga BE dhe shtetet e saj – më seriozisht se farsën e njohur aktualisht si “politika e zgjerimit të BE-së”.
Për artikullin e plotë nga Rama dhe Vučić, shih Frankfurter Allgemeine Zeitung,” shkruan Martens në postimin e tij në “X”.