Gazetari gjerman: Nuk ka zgjerim të BE-së pa reformimin e unionit

Gazetari gjerman Michael Martens ka komentuar qëndrimin e gazetës gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung në lidhje marrëveshjen mes koalicionit qeverisës në Gjermani. Gazeta gjermane në shkrimin e saj ka theksuar se sipas marrëveshjes nuk ka asnjë shans zgjerimi të Bashkimit Evropian, pa një rikonstruksion të plotë të unionit. Me anë të një postimi në X, Martens shkruan se kjo mund të jetë një lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor, nëse nxirren konkluzionet e duhura nga ky qëndrim.

“Qeveria e re gjermane në marrëveshjen e saj të koalicionit është shprehur në mënyrë efektive kundër zgjerimit të BE-së, pra kundër pranimit të anëtarëve të rinj të plotë. Ky në fakt mund të jetë një lajm i mirë për Ballkanin Perëndimor, nëse nxirren përfundimet e duhura prej tij,” shkruan Martens.

Qeveria e re gjermane, e forcuar në bazë të një koalicioni të gjerë qeverisës i ka dhënë një goditje të fortë rrugëtimit të Shqipërisë dhe vendeve të tjera për integrimin në Bashkimin Europian.

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top