Gazetarët e RAI në revoltë: Nuk jemi megafon i qeverisë

Gazetarët e televizionit shtetëror italian RAI, janë rebeluar ndaj një vendimi sipas të cilit përfaqësuesit e qeverisë mund të flasin në emisione pa kufizime kohe dhe pa pyetje të kryqëzuara nga gazetarët.

Në fund të edicioneve informative të Rai – Tg1, Tg2 dhe Tg3 – gazetarët lexuan drejtpërdrejt deklaratën e Sindikatës së gazetarëve të televizionit shtetëror kundër dritës jeshile që Komisioni Mbikëqyrës i hapi këtij rregulli të ri. Në deklaratë denoncohet tentativa për ta kthyer televizionin publik në megafon të qeverisë.

“Shumica e qeverisë ka vendosur të transformojë RAI-n në megafonin e vet. Këtë e bëri përmes Komisionit Mbikëqyrës i cili miratoi një rregull që lejon përfaqësuesit e qeverisë të flasin në emisione pa kufizime kohore dhe pa pyetje të kryqëzuara. Jo vetëm kaq, Rainews24 do të duhet të transmetojë tubimet politike në tërësi, pa asnjë ndërmjetësim gazetaresk, të paraprirë vetëm nga një akronim. Kjo nuk është ideja jonë për një shërbim publik, ku në qendër të jetë puna e gazetarëve të cilët pyetjet, edhe të pakëndshme, verifikojnë atë që thuhet, apo vënë në dukje mospërputhjet. Për këtë arsye të nderuar shikues, ju njoftojmë se jemi të gatshëm të mobilizojmë për t’ju garantuar informacion të pavarur, të balancuar dhe plural.”, thuhet ne deklaraten e sindikates se gazetareve

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top