Gaza: Të paktën 20 të vdekur dhe 55 të plagosur nga sulmet izraelite në Rafah

Të paktën 20 persona u vranë dhe 55 u plagosën nga një sulm izraelit në Rafah, në pjesën jugore të Rripit të Gazës, njoftoi sot në mbrëmje përfaqësuesi i Ministrisë së Shëndetësisë të enklavës palestineze të kontrolluar nga Hamasi, Ashraf al-Kindra.

Në imazhet e transmetuara nga rrjeti televiziv Al Jazeera, një turmë mund të shihet duke kërkuar dëshpërimisht për të mbijetuar në rrënojat e një ndërtese të rrafshuar.

Një palestinez, shtëpia e të cilit është pak larg nga vendi i bombardimit, i tha një gazetari të Al Jazeera jashtë spitalit të Kuvajtit se zona ka qenë vazhdimisht në shënjestër nga forcat e armatosura izraelite që nga fillimi i luftës më 7 tetor.

“Dua të mbroj veten, por askush nga ne nuk mund të gjejë një strehë të sigurt,” theksoi Dia Ostaz.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top