Gaza/ 11 pengje, gjashtë argjentinas, tre francezë dhe dy gjermanë kthehen në shtëpi

Hamasi sapo ka liruar 11 pengje të tjera, ndërsa autokolona me të sapoliruarit po shkon drejt Izraelit. Në këmbim të 11 pengjeve, Izraeli liroi nga burgu 33 palestinezë. Pengjet izraelitë të liruar përfshijnë gjashtë shtetas argjentinas, tre francezë dhe dy gjermanë, sipas një postimi X nga Majed Al Ansari, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Katarit.

Ndërkohë, Gjysmëhëna e Kuqe thotë se po shpërndan ndihma në qytetin e Gazës. Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe të Palestinës tha në një postim në X se ekipi i saj po lëviz 40 kamionë me ndihma në qytetin e Gazës dhe zonat veriore të rripit. Më herët sot, organizata tha se kishte dërguar 150 kamionë ndihma në pjesën veriore të brezit që nga fillimi i marrëveshjes së përkohshme të armëpushimit të premten.

Shpërndarja e ndihmës në atë zonë doli e vështirë pasi ishte zona më e goditur e Gazës si rezultat i rrethimit të Izraelit. Hamasi vonoi lirimin e pengjeve izraelite të shtunën për shkak të akuzave të tij se Izraeli shkeli kushtet e marrëveshjes së tyre, duke përfshirë besimin e Hamasit se ndihma e premtuar nuk ishte e mjaftueshme për në veri

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top