Gaz Bardhi tallet me Bashën: Ka 5 muaj që vjen vërdallë si memec pa thënë asgjë, tani na tregon si bëhet opozita

Teksa Lulzim Basha po mbante një konferencë për mediat, e para pas rreth dy vitesh, Gazmend Bardhi ka reaguar përmes një deklarate. Ai tallet me kreun e PD-së së vulës teksa i kujton Bashës zhdukjen për një kohë kaq të gjatë.

Reagimi i Gazment Bardhit

Të të bëjë manual sesi bëhet opozita përgjegjësi kyç që e la partinë 12 vjet në opozitë, që shpalli sot të vdekur 60 mijë anëtarë të partisë vetëm se shprehin kundërshtin për të kaluar nga dështimi në dështim, deputeti opozitar që ka nga 21 Mars 2022 që nuk vjen në Kuvend, që ska bërë asnjë kallëzim në prokurori kundër Qeverisë dhe asnjë denoncim ndaj Qeverisë, që ka 5 muaj që vjen vërdall si memec pa thënë asgjë mbi realitetin politik, edhe pse vendi po rrëshket në autoritarizëm, është për të qeshur dhe për të qarë njëkohësisht.

Koha e zgjimit të opozitës me telekomandim ka marrë fund prej kohësh. Opozita është në betejë me regjimin e Edi Ramës dhe beteja është e vetmja formë e përballjes me një regjim. Leksionet boshe mbi opozitën kemi 12 vjet që i dëgjojmë dhe realiteti kur zgjohesh nga ëndrra e gjumit të thellë është që Rama vazhdon të jetë Kryeministër! Shqipëria ka nevojë për ndryshim dhe kjo mund të arrihet vetëm duke qenë më së pari të vërtetë.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top