“Gati t’i japim fund luftës”, Putin: Negociatat sipas propozimit të Sllovakisë

Lufta në Ukrainë arriti ditën e 1038, ndërsa Vladimir Putin, tha se Rusia kërkon t’i japë fund konfliktit dhe jo ta ngrijë atë. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me planet e Donald Trump për “të ngrirë” luftën në Ukrainë, presidenti rus u shpreh: “Ne gjithashtu po përpiqemi t’i japim fund konfliktit”.

Shefi i Kremlinit shpjegoi se Sllovakia është e gatshme të ofrojë një platformë negociuese për bisedimet midis Rusisë dhe Ukrainës për t’i dhënë fund luftës, dhe kjo sipas tij është në rregull me pretendimet e Moskës.

Ditët e fundit, kryeministri sllovak Robert Fico u prit në Kremlin. “Po, kemi pasur diskutime kryesisht për një marrëveshje të mundshme paqeje në Ukrainë”, deklaroi Putin. Ai ka shigjetuar edhe presidentin amerikan Joe Biden, duke thënë se në vitin 2021, para pushtimit rus të Ukrainës, Biden i kishte ofroi mundësinë që të shtyhej anëtarësimi i Kievit në NATO.

Gjatë ditës së enjte Moska përjetoi orë tensioni pas disa sinjaleve se aeroportet do të sulmoheshin me dronë. Autoritetet njoftuan mbylljen e tyre për disa orë, ndërsa më pas u rihapën.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top