Garda Revolucionare ka kontroll të plotë të Ngushticës së Hormuzit , një kalim kyç për dërgesat e naftës nga deti dhe një portë hyrëse për në Gjirin Persik, thanë ata në një deklaratë të lëshuar sot.
Sipas mediave të huaja, një oficer i lartë në forcat detare të Gardës Revolucionare, deklaroi se, aktualisht, Ngushtica e Hormuzit është nën kontrollin e plotë të marinës së Republikës Islamike, tha Mohammad Akbarzad.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi dje se Marina Amerikane mund të fillojë sa më shpejt të jetë e mundur të kryejë misione shoqërimi, nëse është e nevojshme për kalimin e anijeve cisternë të naftës nëpër ngushticë.