Gëzimi për kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit u shoqërua edhe me kthimin në “normalitet” të Ronald Araujo. Barcelona festoi rikthimin titullar të mbrojtësit pas katër muajsh mungesë për problemet e njohura të shëndetit mendor. Por dëshira për ta përgëzuar shokun i kushtoi shtrenjtë portierit Joan Garcia.
Çfarë ndodhi në Kupën e Mbretit?
Në fundin e pjesës së parë ndaj Albacete, Araujo mbrojti në mënyrë perfekte një top të gjatë, duke i hapur rrugë daljes së portierit që e bllokoi topin. Garcia, me topin nën sqetull, kaloi vijën fundore për të përgëzuar mbrojtësin, pa e kuptuar se topi ishte ende në lojë. Arbitri Martínez Munuera akordoi këndore për kundërshtarët. Garcia mbeti i shtangur, por vendimi nuk ndryshoi.
Joan Garcia went out holding the ball to thank Araújo… and ended up giving conceding a corner kick 😭pic.twitter.com/oF2ZZUPijE
— Troll Football (@TrollFootball) February 4, 2026
Fatmirësisht për Barcelonën, këndorja nuk solli pasoja. Pas ndeshjes, Garcia u shpreh: “Jemi shumë të lumtur për Araujo. Që nga rikthimi, ka punuar fort dhe tregoi dëshirë të madhe. Donim që të niste dhe të bënte një ndeshje të madhe, dhe e bëri, madje me gol”.