Gara për titullin në Premier League, Liverpool mposht Brighton dhe merr kreun

Liverpool ka arritur të fitojë në shtëpi me shifrat 2-1 ndaj Brighton.

Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë, ku që në minutën e 2-të ishte Welbeck i cili ndëshkoi të kuqtë.

Por që nga mënyra e lojës, dukej që Liverpool do të gjente shumë shpejt barazimin dhe kështu ndodhi. Në minutën e 27’, Luis Diaz përfiton në një situatë brenda zonës së kundërshtarit dhe rikthen baraspeshën.

Më pas, në pjesën e dytë, ishte Mohamed Salah i cili shënoi golin e përmbysjes.

Me tre pikët e marra në këtë përballje, Liverpool tashmë ndodhet në vendin e parë të tabelës së Premier League me 67 pikë, ndërsa Brighton në vendin e 9-të me 42 pikë.

Klasifikimi:

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top