Numërimi i fletëve të votimit në garën për kryetarin e bashkisë së Kukësit vijon edhe nē orët e para të mëngjesit. Nga të dhënat e fundit, në 28 kuti të numëruara nga 74 që janë në total, rezulton se Albert Halilaj i Partisë Socialiste ka grumbulluar 5991 vota. Ndërkohë, Emri Vata, kandidati opozitar i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka marrë 3657 vota.
Pjesëmarrja në këto zgjedhje në Bashkinë e Kukësit ishte 45.63%. Procesi zgjedhor ka qenë i qetë dhe nuk është shënuar asnjë incident.