Vijon sot gara për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, ku 7 kandidatët do të paraqiten në Prokurorinë e Posaçme në orën 11:00.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Në këtë fazë të rëndësishme, kandidatët do të zhvillojnë testin me ese, me kohëzgjatje 60 minuta, si dhe testin logjik, që do të zgjasë 45 minuta.
Të dy testet janë pjesë e procesit të vlerësimit profesional dhe analitik të kandidatëve për një nga pozicionet më të rëndësishme në sistemin e drejtësisë penale në vend.
Ndërkohë, SPAK ka njoftuar edhe për fazën pasuese të garës. Më pas, të njëjtët kandidatë do t’i nënshtrohen testit të poligrafit, i cili shërben për të garantuar integritetin dhe besueshmërinë e aplikantëve që synojnë të marrin drejtimin e BKH-së.