Gafat e Onana janë tashmë një çështje: tifozët e United duan rikthimin e De Gea

 

Kalimi nga elozhet e teknikut Guardiola si forca e vërtetë e Inter finalist i Champions, në të qenit kokë turku për dy muajt e parë të sezonit të Manchester United, nuk mund të jetë shumë e lehtë për t’u menaxhuar. E Andre Onana duket se është prekur shumë. Përqendrimi mendor është thelbësor për rolin e portierit dhe situata të caktuara në fushë, përtej gabimeve flagrante, tregojnë se ish-lojtari i Inter nuk është tamam i qetë.

Topa të grushtuar kur mund të bllokohen, dalje përgjysmë, madje edhe pasimet elementare të gabuara (për dikë që konsiderohet si portieri më i mirë në përdorimin e këmbëve) po ndikojnë në sezonin e United. Sigurisht, të fajësosh vetëm atë do të ishte jo e drejtë. Red Devils po përjetojnë një fillim sezoni më shumë se zhgënjyes, me pesë humbje në shtatë ndeshjet e fundit. Por duket qartë se gabimet e Onana janë ato që bien më lehtë në sy. Pas atij në Mynih kundër Bayern, erdhi pasimi fatkeq që më pas e detyroi Casemiro në një faull penalltie ndaj Icardit që i kushtoi atij të verdhën e dytë.

 

Kjo e bën më të komplikuar rrugën drejt Champions League, pas një Premier League që tashmë duket e komprometuar. Që kur është në Mançester, Onana ka pësuar mesatarisht 2.5 gola për ndeshje. Tifozët kanë filluar të lodhen nga gabimet e tij. E në rrjetet sociale tashmë ka nisur një fushatë për shtyp për ta parë sërish De Gea me fanellën e Djajve të Kuq.

 

 

 

 

Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top