Ish-mesfushori i njohur francez, Emmanuel Petit, bëri një gafë të bujshme gjatë pjesëmarrjes së tij në studiot e Sky Sport UK, duke shprehur ngushëllime për legjendën e Arsenalit, Pat Rice, i cili është ende gjallë. Gjatë programit të njohur “Monday Night Football”, Petit tha: “Pusho në paqe, Pat”, duke bërë që moderatori ta korrigjonte menjëherë.
Petit, fitues i Kupës së Botës dhe Kampionatit Europian me Francën, ishte i ftuar për të diskutuar mbi garën për titull në Premier League dhe për të ndarë kujtimet e tij me Arsenalin. Teksa rikujtonte periudhën e tij në klubin londinez, ai përmendi Rice, por e konsideroi atë të ndjerë. David Jones, moderatori i programit, ndërhyri shpejt duke thënë: “Kam lajme të mira, Pat Rice ju përshëndet. Ai është gjallë dhe në formë të mirë.”
"We've done it in 1998"
Emmanuel Petit says the title race is NOT over yet and believes that this Arsenal side can do it pic.twitter.com/etLiiaW2WY
— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) January 20, 2025
Petit, i shqetësuar nga gabimi, kërkoi falje menjëherë: “Më vjen keq! Më fal Pat, jam konfuz. Kam bërë një gabim të madh.” Gabimi i francezit mund të jetë ndikuar nga fakti që Pat Rice, ish-mbrojtësi i Arsenalit me mbi 500 paraqitje dhe ish-ndihmësi i Arsène Wenger, kishte marrë një diagnozë kanceri në vitin 2013, gjë që kishte ngjallur shqetësime për shëndetin e tij.
#Petit just said rest in peace to Pat Rice… have I missed something!? #Arsenal pic.twitter.com/tNo4n9qFzK
— Christopher Price (@ChrisPrice_86) January 20, 2025
Klubi londinez kishte njoftuar në atë kohë se Rice po merrte trajtim për sëmundjen, por që nga ajo kohë, ai ka vijuar jetën normalisht dhe madje është nderuar me titullin “Anëtar i Urdhrit të Perandorisë Britanike”, dhënë nga Mbretëresha Elizabeth II.
Ngjarja bëri bujë në rrjetet sociale, ku përveç gafës së tij, u komentua edhe pamja e re e Petit, i cili u krahasua me personazhet e njohur si Legolas nga “Lord of the ring” apo Daemon Targaryen nga “Game of thrones”.