G7 synon të finalizojë marrëveshjen për huanë prej 50 miliardë dollarësh për Ukrainën deri në fund të tetorit

Vendet e G7 duan të arrijnë një marrëveshje politike për huanë prej 50 miliardë dollarësh për Ukrainën deri në fund të tetorit, në mënyrë që paratë të jenë të disponueshme para fundit të këtij viti. Bëhet e ditur se pjesë e G7 janë SHBA-ja, Kanada, Japonia, Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe Italia. Edhe BE-ja në tërësi, e përfaqësuar nga institucionet e saj, është gjithashtu pjesë e grupit.

“Presidenca e G7-ës tani po synon përkushtimin politik për pjesëmarrjen në këtë iniciativë të huasë rreth fundit të tetorit, e cila do t’u lejojë të gjithë huadhënësve të G7 kohë të mjaftueshme për të funksionalizuar kreditë deri në fund të këtij viti”, tha zëvendëspresidenti ekzekutiv i Komisionit Evropian, Valdis Dombrovskis.

Siç raportohet, huaja për Ukrainën do të shërbehet nga asetet e ngrira ruse në Perëndim, më shumë se dy të tretat e të cilave janë në BE. Prandaj BE-ja do të sigurojë pjesën më të madhe deri në 35 miliardë euro të kredisë.

“Tashmë ka angazhime të qarta nga Kanada, Britania e Madhe dhe Japonia”, tha Dombrovskis.

Problemi është se vendimi i BE-së për të ngrirë paratë e Rusisë duhet të rinovohet çdo gjashtë muaj me unanimitet në bllokun 27-vendesh. Kjo krijon pasiguri juridike sepse një vend si Hungaria miqësore me Rusinë, mund të ndalojë rinovimin. Për të adresuar shqetësimin, BE-ja dëshiron të zgjasë periudhën e rinovimit nga gjashtë në 36 muaj me një votim unanimisht në tetor.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top