Rafael Leao iu desh t’u kërkonte falje tifozëve të Juventus pas ndeshjes në Allianz Stadium. Portugezi ishte autori i një gjesti që nuk kaloi pa u vënë re nga bardhezinjtë. Pasi Milan mundi Juventus 0-1 në Allianz Stadium, falë golit të Olivier Giroud, kuqezinjtë u kualifikuan zyrtarisht në Champions. Ekzaltimi i portugezit pastaj nuk ishte e denjë për arritjen.
Në fund të ndeshjes pati polemika nga tifozët e Juventus, që përveç sulmit ndaj klubit dhe lojtarëve shënjestruan edhe Rafa Leao. Anësori i Milanit në fakt u pikas nga tifozët bardhezinj pasi kishte futur fanellën e shkëmbyer me Chiesa brenda pantallonave të shkurtra, pikërisht mbi pubis.
NDJESA E LEAO
Portugezi kishte shkëmbyer fanellën me Federico Chiesa dhe duke u larguar nga fusha, e kishte vendosur përkohësisht në atë vend. Pas sulmeve të marra nga tifozët e Juventus, numri 17 i kuqezinjve kërkoi falje në rrjetet sociale për një gjest të paqëllimshëm: “Nëse ndonjë tifoz u ndje i parespektuar për vendosjen e fanellës te pantallonat e shkurtra kërkoj falje. Nuk ishte qëllimi im të transmetoja asnjë lloj mosrespekti. Me të vërtetë i respektoj të gjitha institucionet! Forca Milan. Urrejtja është vërtet e keqe”. Kështu, episodi u zgjidh dhe paqja u rivendos mes Leao dhe tifozerisë bardhezi.
https://twitter.com/RafaeLeao7/status/1663295671464611840?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1663295671464611840%7Ctwgr%5E130fb769ab7c4c5e1c926bb3588479a9b2f1e529%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Flapsi.al%2F2023%2F05%2F30%2Ffuti-fanellen-e-juventus-te-mbathjet-leao-kerkon-ndjese-pas-sulmit-te-tifozeve-urrejtja-eshte-vertete-e-keqe%2F