Futbollisti shqiptar i bën surprizën e papritur Luizit, ky është mesazhi epik

Tashmë reality shoë “Big Brother VIP Albania” ka përfshirë edhe futbollistët që nuk mungojnë herë pas here në rrjetet sociale duke treguar banorin e preferuar. Luiz Ejlli është një nga ata që ka fansat më të shumtë dhe kjo shihet edhe nga mesazhet që herë pas herë i dërgojnë në mënyra të ndryshme.

Së fundmi, është edhe Armando Broja ai që ka surprizuar shkodranin. Te rubrika “Big Love”, aty ku banorët lexojnë mesazhet që i vijnë nga fansat e tyre, është sulmuesi i Chelsea-it dhe njëkohësisht i kombëtares shqiptare që shkruan.

Ai mbështet publikisht Luizin bashkë me familjen e tij. “Luiz të përshëndesim. Je më i miri. Të ndjekim çdo ditë. Familja Armando Broja Londër”, shkruhej në mesazhin drejtuar këngëtarit të njohur duke nxitur dhe reagimin pozitiv të këtij të fundit.Teksa ndodhej në suitën e fituar nga Kiara, Luizi është shprehur falenderues ndaj ndjekësve të tij pasi ia kanë bërë jetën më të bukur me mesazhet qe po i dergojne gjithmone.

“O jeni të mirë o zot ma keni zbukuru ditën, jetën, realisht. Ishalla o zot ju kena dhuru veç kënaqësi, veç gëzim, veç buzëqeshje dhe lojë të fortë dhe ishalla po gëzojmë të gjithë bashkë në fund. Uroj mos t’iu zhgënjej kurrë”, shprehet Luizi.

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top