Futbollisti shqiptar fiton titullin e Arabisë Saudite me skuadrën Al-Ittihad

 

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Mario Mitaj, ka fituar titullin në Ligën Profesionale të Arabisë Saudite me Al-Ittihadin.

Mitaj mbrëmë luajti në fitoren e skuadrës së tij 3:1 ndaj Al-Raed.

Me fitore, Al-Ittihad ka siguruar edhe matematikisht titullin për sezonin 2024/25. Mbrojtësi “kuqezi” është bërë lojtari i parë që fiton titull lige në Arabinë Saudite.

Al-Ittihad ka grumbulluar 77 pikë, ku kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund. Në ndjekje e kishte Al-Hilalin që tani ka 68 pikë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top