Futbolli italian me 3 skuadra në çerekfinale, më i pëfaqësuari në Champions: nuk ndodhte prej 17 vitesh

Tre skuadra italiane, dy angleze, një spanjolle, një gjermane dhe një portugeze. Duket si barsaletë, por në fakt është e gjitha e vërtetë. Futbolli tre ngjyrësh është më i përfaqësuari në Champions League. Milani, Interi dhe Napoli (sipas kualifikimit) arritën në çerekfinale, një sukses që nuk kishte ndodhur që nga sezoni 2005/2006. E që atëherë kanë kaluar 17 vjet. Atë verë Italia u bë kampione bote. Kjo sa për t’i bërë njerëzit të kuptojnë se sa e ndryshme është periudha historike e asaj kohe nga ajo aktuale.

Por kënaqësia mbetet. Një skuadër më shumë nga Seria A sesa ato nga Premier League, dy më shumë nga ato të La Liga dhe Bundesliga. Të mendosh se futbolli italian është shëruar papritur nga problemet e tij, sidoqoftë do të ishte e tepruar. Megjithatë, ka diçka për t’u gëzuar përtej Adriatikut pavarësisht sistemeve elitare. Edhe sepse në gjashtë ndeshjet e 1/8 italianët nuk kanë pësuar gola (7 të shënuar: 5 nga Napoli dhe një për secilën nga milanezet).

 

 

Futbolli i të kaltërve nuk ka qenë në një finale të Champions League prej 6 vjetësh dhe nuk e ka fituar atë prej 13. Siç u përmend, që nga viti 2006, tre italiane nuk ishin parë në të njëjtën kohë në çerekfinale. Gjithsej, ka ndodhur edhe dy herë të tjera. Në 2002/2003 (me të gjithë përfaqësuesit e futbollit trengjyrësh deri në gjysmëfinale). Herën e dytë në sezonin 2004/2005. Në të tre rastet protagonistët ishin të njëjtë: Juventus, Inter dhe Milan.

 

Play Video
Romani “Doktoresha” për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Afganistanin e Khaled Hosseinin, përmes veprës “Gjuetari i balonave”: Si Afganistani nën sundimin e talebanëve … Mund ta gjeni në te gjitha libraritë Për porosi kontaktoni në numrin: 067 53 32 700
Scroll to Top