Fushata në diasporë, Rama sot takim me shqiptarët në New York

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim me shqiptarët që jetojnë në New York të SHBA-ve, në kuadër të turit për diasporën.

“Në New York për takimin me shqiptarët e Amerikës; krenar për Shqipërinë që sot përflitet me fjalë të mira kudo në botë dhe plotësisht i vetëdijshëm për sfidat e jashtëzakonshme të rrugës drejt majës së 2030, kur me fuqinë e bashkimit tonë përtej gardhit të sherrnajës së oborrit politiko-mediatik të Tiranës, do të ngremë flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në oborrin e Bashkimit Europian”, shkroi kryemininistri në një postim në Facebook një ditë më parë teksa ndau edhe një video për orën dhe vendin e takimit.

Rama i rikthehet turit me diasporën pas takimeve që zhvilloi në Athinë më 12 maj dhe Milano më 26 maj të këtij viti. Ai ka njoftuar rikthimin në Greqi, këtë herë në Selanik, më 3 nëntor.

Kujtojmë që për herë të parë në zgjedhjet e pranverës së vitit që vjen do të votojnë edhe shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top