Furtunë dorëheqjesh në katër bashkitë e Qarkut Dibër

35 administratorë të njësive administrative të katër bashkive të Qarkut Dibër kanë paraqitur dorëheqjen këtë të martë.

Mësohet se një ditë më parë kryetarët e bashkive Dibër, Bulqizë, Mat e Klos kanë zhvilluar mbledhje me të gjithë administratorët ku u kanë komunikuar atyre urdhrin e kryeministrit Rama për shkarkimin e të gjithë administratorëve që kanë mbi 3 vite në këtë detyrë.

Në Bashkinë Dibër janë 15 administrator që kanë dhënë dorëheqjen, në Bulqizë 8 administrator, në Mat 8 administrator dhe në Klos 4 administrator.

Po ashtu, këtë të Martë kanë paraqitur dorëheqjen edhe zv/kryetarët e bashkive.

Në Bashkinë Mat është paraqitur dorëheqja e 1 zv/kryetari, po aq edhe në Klos. Ndërsa në Bulqizë e Dibër janë dorëhequr katër zv/kryetar respektivisht nga dy për secilën bashki.

Largimi nga detyra nëpërmjet detyrimit të dhënies së dorëheqjes bëhet për të shmangur pasojat ekonomike që mund të vijnë nëse administratorët padisin në gjykatë pushtetin vendor.

Sakaq, dorëheqje ju është kërkuar edhe drejtorëve të drejtorive të cilët pritet t’i paraqesin në një moment të dytë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top